Europa përjetoi një nga muajt e saj më të nxehta të regjistruara muajin e kaluar nën një valë të nxehtë jashtëzakonisht të hershme që Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus i BE-së paralajmëroi se po bëhet “normalja e re”.
Ishte maji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global, dhe Britania, Franca, Irlanda dhe Portugalia thyen rekordet e tyre, ndërsa një “kupolë nxehtësie” e ajrit të ngrohtë nga Afrika veriore i shtyu temperaturat shumë mbi nivelet normale në të gjithë Europën Perëndimore.
“Muaji u shënua nga një tranzicion i shpejtë nga kushte shumë më të ftohta se mesatarja në një nga valët më intensive të nxehtësisë të vërejtura ndonjëherë në këtë fillim të vitit në Europën Perëndimore”, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus në buletinin e tij të majit.
“Vala e nxehtësisë jashtëzakonisht e hershme dhe intensive tregon se sa shpejt ekstremet klimatike po bëhen normaliteti i ri dhe jo përjashtimi”, tha Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Qendrën Europiane për Parashikime Moti.
Temperaturat “e ndjeshme” arritën 35C deri në 40C në pjesë të mëdha të Europës, tha Copernicus.
“Tranzicioni i shpejtë ka të ngjarë të ketë rritur ndikimet në popullata, duke lënë pak kohë për njerëzit, si dhe për të korrat dhe ekosistemet, për t’u mësuar me temperatura shumë më të larta”, tha ai.
Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe arriti në 15.81C, e dyta vetëm pas majit 2024, sipas Copernicus.
Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit ishte gjithashtu e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë, pas majit 2024, ndërsa kushtet ndryshojnë drejt modelit të motit të El Nino-s që po ngrohet.
Parashikimet paralajmërojnë se El Nino që po vjen mund të jetë një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë, duke i shtyrë temperaturat globale në nivele historike në vitin 2027.
El Nino ka një shans prej 80% për t’u zhvilluar midis qershorit dhe gushtit, duke rritur rrezikun e ngjarjeve ekstreme të motit, tha Organizata Botërore Meteorologjike javën e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje