Analize

BE mund të vendosë sanksione kundër Turqisë, por kjo nuk do ta zgjidhë krizën

BE ka paralajmëruar se pas Bjellorusisë mund të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të "provokimeve dhe presioneve" ndaj Greqisë mbi të drejtat e burimeve të energjisë në Mesdhe dhe kufijtë detarë. Në reagimin e saj të parë Ankaraja tha se kjo do të ishte e papranueshme dhe se do ta detyronte të Turqinë të merrte një qasje edhe më agresive në Mesdhe.

Gjatë një mbledhjeje të Komisionit Europian këtë javë, Presidentja Ursula von der Leyen i bëri thirrje Ankarasë "të përmbahet nga veprimet e njëanshme" në Mesdheun lindor. Deklarata erdhi [-pas një takimi të udhëheqësve të BE në Bruksel.

Një ditë më parë, Turqia dhe Greqia krijuan një linjë telefonike ushtarake në përpjekje për të ulur rrezikun e përplasjeve në rajon. Von der Leyen u tha gazetarëve se BE donte "një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Turqinë dhe kjo do të ishte gjithashtu në interes të Ankarasë".

"Por do të funksionojë vetëm nëse provokimet dhe presionet ndalojnë," tha ajo. "Prandaj ne presim që Turqia tani e tutje të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Në rast të veprimeve të tilla nga Ankaraja, BE do të përdorë të gjitha instrumentet dhe opsionet e saj në dispozicion. Ne kemi hartuar një sërë sanksionesh që mund t'i zbatojmë menjëherë."

Pas takimit të tyre në orët e vona të mbrëmjes, anëtarët e BE ranë dakord të rishikojnë sjelljen e Turqisë në dhjetor dhe të vendosin sanksione nëse "provokimet" nuk ishin ndalur.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, duke postuar në Twitter pas takimit, tha se BE kishte paralajmëruar me një kërcënim të qartë sanksionesh kundër Turqisë nëse ajo vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar".

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE po i ofron Turqisë marrëdhënie më të ngushta në tregti dhe fusha të tjera, por mban kërcënimin e sanksioneve nëse tensionet në Mesdhe nuk ulen. "Ne duam t'i japim fillimisht mundësi dialogut politik," tha ai.

Duke arritur për ditën e dytë të samitit të BE në Bruksel, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se BE i kishte dërguar "një mesazh uniteti, solidariteti dhe vendosmërie" Ankarasë, e cila bënte të qarta pasojat e "sjelljes së saj agresive".

Por një zyrtar turk tha se shpresonte se bisedimet me Greqinë do të rinisnin së shpejti dhe se sanksionet do të vinin në rrezik dialogun. "Nëse BE zbaton sanksione, kjo nuk do të na pengojë të kërkojmë të drejtat tonë në Mesdhe. Përkundrazi, kjo do të rrisë vendosmërinë tonë," i tha zyrtar agjensisë së lajmeve Reuters.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një letër drejtuar 27 udhëheqësve europianën se ishte gati për dialog me Greqinë pa asnjë kusht, por se Brukseli duhet të "qëndrojë i paanshëm".

Një anije sizmike turke vazhdon të qendrojë në shellin kontinental të Qipros, një zonë ku Qipro ushtron të drejta ekskluzive për të shfrytëzuar pasurinë minerale nën shtratin e detit.

Mundësia e sanksioneve ndaj Turqinë është e lidhur me faktin që BE aktualisht po përpiqet të zgjerojë autoritetin e saj edhe në Bjellorusi, duke vendosur sanksione për mashtrimet zgjedhore atje. Qipro ka kërcënuar të vërë veton nëse nuk merr sanksione kundër Turqisë.

"Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Qipron të heqë dorë nga kërcënimi i vetos pa marrë diçka në këmbim ..., ”tha Kostas Yfantis, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Panteion në Athinë.

Nuk është për t'u habitur që qëndrimi i Qipros ka shkaktuar irritim midis politikanëve nordikë më afër kufirit bjellorus.

Gjermania, e cila aktualisht mban presidencën e BE dhe ndihmoi në ndërmjetësimin e bisedimeve Greqi-Turqi, thuhet se ka paralajmëruar Qipron se nëser vë veton ndaj këtyre sanksione, asnjë vend anëtar nuk do ta mbështesë në vazhdim përballë Turqisë. Kjo duket të këtë  ndikuar në tërheqjen e Qipros.

"Unë nuk e kuptoj logjikën. Tani keni një fuqi me ushtri në tokën siriane, qipriote, irakiane dhe nibiane, në tre prej tyre në mënyrë të paligjshme… dhe ne kemi një BE të fiksuar me presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko që nuk zhvillon zgjedhje të drejta, "tha Angelos Syrigos, një profesor dhe anëtar i Parlamentit grek.  "Ajo që ka ndodhur në shelfin kontinental Grek për dy muajt e fundit po ndodh në shelfin kontinental të Qipros që nga viti 2014. Nëse Qipro do të kishte një ushtri dhe do të kërcënonte me luftë kjo do të ishte ndalur menjëherë ... Greqia ka një ushtri dhe kjo është arsyeja pse BE po përfshihet ”.

"Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që ne kemi listën e sanksioneve sepse kjo është ajo që duket se ka vepruar si një parandalues ​​i veprimeve provokuese të Turqisë kohët e fundit," tha zëdhënësi i qeverisë Greke Stelios Petsas.

Një listë e sanksioneve të miratuara nga ministrat e jashtëm të BE prek kompanitë turke që furnizojnë me mallra dhe shërbime në flotën e anijeve turke dhe përfshinë po ashtu ndërprerjen e disbursimeve të BE për Turqinë dhe kreditë e bankave europiane për bizneset turke.

"Greqia nuk dëshiron sanksione për të ndëshkuar popullin turk ose ekonominë turke. Ajo kërkon sanksione në mënyrë që Turqia të përshtatet me një politikë të përgjegjshme që nuk është destabilizuese”, thotë Petsas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë