Kosova

BE kritikoi shkarkimin e Dakës; Osmani: Është detyra e ime të interpretoj ligjin

Shkarkimi i Valdete Daka nga posti i kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Presidentes së Kosovës, nuk është pëlqyer nga  Bashkimi Evropian.  Në një konferencë për mediat, Vjosa Osmani theksoi se është në kompetencë të saj të bëjë emërimin dhe shkarkimin e kryesueses së KQZ-së.

“Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Presidentes është kompetencë e gjykatave kompetente, jo e misioneve që të japin deklarata e konkluzioneve të tilla. Legjislacioni në fuqi parasheh që Presidentja është autoriteti për të emëruar kryesuesen e KQZ-së sikurse edhe për ndërprerjen e mandatit të saj. Pra Presidentja është autoriteti emërues, shkarkues dhe ajo që bënë vlerësimin e integritetit të KQZ-së. Vendimi për shkarkimin e kryetares së KQZ-së ka qenë në përputhje të plot me ligjin, me Kushtetutën dhe ushtrim i qartë i kompetencave për të mbrojtur integritetin e atij institucioni”, tha ajo.
Osmani shtoi se vlerëson kryesuesit e ri të KQZ-së dhe sipas saj kjo u pa në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Rezultati po shihet që tashmë është pozitiv me një udhëheqje profesionale dhe apolitike.  KQZ tashmë nuk është temë në favor të agjendave politike por është duke u vlerësuar me notat më të larta për performancën e tyre si nga misionet ndërkombëtare po ashtu edhe nga vëzhguesit vendor",shtoi Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë