Sociale

BE do të diskutojë pezullimin e patentave të vaksinave Covid-19

Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE është "gati të diskutojë" një propozim të mbështetur nga SHBA për heqjen dorë nga patentat për vaksinat Covid-19. Kompanitë farmaceutike nuk e kanë pritur mirë këtë vendim dhe e quajtën këtë si një cenim të privatësisë vendimin e administratës Joe Biden të mërkurën për të mbështetur “pezullimin e përkohshëm të të drejtave të patentave të vaksinave”.

Von der Leyen tha se përpjekja e BE për vaksinimin po përshpejtohet. 30 evropianë vaksinohen çdo sekondë, ndërsa po eksportohen më shumë se 200 milionë doza në vendet e ndryshme. Por Von der Leyen tha se ishte "gjithashtu e gatshme të diskutonte çdo propozim që adresonte krizën në një mënyrë efektive".

“Kjo është arsyeja pse ne jemi gati të diskutojmë se propozimi i SHBA-së mund të ndihmojë në arritjen e objektivave të vaksinimi,” shpjegoi Presidenti Macron.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se edhe Berlini ishte i hapur për diskutim. Kreu i panelit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Helen Clark, ish-kryeministri i Zelandës së Re, u bëri thirrje më parë vendeve që kanë penguar pezullimin e përkohshëm të të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat Covid-19, të tilla si Britania e Madhe, Zvicra dhe shtetet e BE-së, për të ndjekur udhëheqjen e SHBA dhe për të mbështetur iniciativën.

Këshilltarja kryesore e tregtisë së administratës Biden, Katherine Tai, tha të mërkurën se ndërsa SHBA besonte fort në mbrojtjen e pronës intelektuale, do të hapte negociata në Organizatën Botërore të Tregtisë për të zbutur rregullat. Aleanca e vaksinave Gavi mirëpriti mbështetjen e Biden për heqjen dorë nga të drejtat e pronës intelektuale dhe gjithashtu nxiti Uashingtonin të ndihmojë prodhuesit të transferojnë “recetat” e vaksinave për të rritur prodhimin global.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë