Ekonomi

BB-Shqipërisë: Nxisni turizmin dhe rindërtimin

Banka Botërore i ka bërë thirrje Shqipërisë të nxisë sektorin turistik dhe të ndërtimit për rimëkëmbjen ekonomik të vend, si dy sektorë që gjenerojnë të ardhura të larta në buxhetin e shtetit.

Sipas Bankës, ndërtimi do të nxitet edhe nga programi i rindërtimit si pasojë e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë. Ndërsa, turizmi, do të jetë më i limituar përshkak të kufizimeve dhe procesit të vaksinimit. BB-ja parashikon rritje 4.4%  gjatë vitit 2021, ndryshe nga parashikimi i qeverisë me 5.5%.

Raporti i Bankës Botërore ku përfshin vendet e Azisë dhe Europës, tregon se pritet ulje e varfërisë me 2 pikë dhe rritje të investimeve private gjatë viteve në vijim.

Me rritjen e aktivitetit ekonomik, të ardhurat parashikohet të rikuperohen në 27.6 për qind të PBB-së në 2022-2025. Borxhi publik i Shqipërisë parashikohet në 79.5 për qind të PBB-së në 2021.

Gjithashtu, Banka tregon se rritja e pagave në një vend si Shqipëria që ka nivel të ulët të produktivitetit do të rrezikonte konkurrencën dhe tregun e lirë. Investimet private në Shqipëri janë të dekurajuara pasi kanë akses të kufizuar në financa dhe logjistika në vendin tonë është e pazhvilluar.

Gjatë viteve 2015-2019 rritja ekonomia në vend arriti 3.3%, mbështetur nga projektet e mëdha në fushën energjitikës, turizmit dhe fasonerive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë