Kosova

Bastisjet në pronat e Radoiçiçit, Lista Serbe: EULEX-i qëndronte larg i painteresuar, KFOR-i nuk u duk fare

Nga Gazeta 'Si'-Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, Lista Serbe, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka hedhur akuza në drejtim të kryeministri Albin Kurti. Partia kryesore e serbëve në Kosovë thotë se Kurti po shfrytëzon situatën në veri të Kosovës, për të kryer aktivitete antiserbe.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Kurtit, të cilat janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, hynë brutalisht në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë dhe me atë rast rrënuan disa nga dhomat me forcë dhe brutalitet të tepruar, ka penguar punën e punonjësve shëndetësorë dhe ka frikësuar pacientët që po i nënshtrohen trajtimit spitalor në këtë institucion.

Paralelisht me këtë bastisje, një bastisje brutale është bërë edhe në disa objekte private në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe ne ende jemi duke mbledhur të dhëna për këto bastisje.

Gjatë këtij aksioni brutal të forcave speciale të Kurtit është bllokuar rruga që të çon në kopshtin e fëmijëve, përkatësisht në institucionin parashkollor “Danica Jaramaz” dhe shkollën fillore “Sveti Sava”. Mësuesit dhe edukatorët nuk mund të shkonin në vendet e tyre të punës, fëmijët ishin të tmerruar dhe prindërit e shqetësuar nuk lejoheshin t’i çonin fëmijët e tyre në kopsht ose në klasa.

Është e qartë se regjimi i Kurtit tani po i shfrytëzon ngjarjet tragjike nga Banjska për të justifikuar të gjitha aktivitetet antiserbe në Kosovë dhe Metohi, si dhe për të vazhduar keqtrajtimin e mëtejshëm të qytetarëve tanë”, njofton Lista Serbe.

Akuza edhe në drejtim të EULEX-it dhe të KFOR-it

“Duhet të theksohet se anëtarët e EULEX-it i kanë ndjekur të gjitha këto inkursione brutale nga një distancë prej dhjetëra metrash, absolutisht të painteresuar për të parandaluar keqtrajtimin e popullit serb apo për t’u përfshirë aktivisht dhe për të parandaluar veprimet ilegale të slautëve të Kurtit. Gjatë kësaj sjelljeje të paqytetëruar nuk kishte asnjë pjesëtar të KFOR-it”, përfundon njoftimi.

Policia e Kosovës ka nisur sot në orët e hershme një aksion në tri komunat të veriut të vendit. Në mesin e objekteve që po kontrollohen sot janë edhe pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë