Kombetarja

Basketboll meshkuj/ Shqipëria mund Luksemburgun në frymën e fundit

Shqipëria në basketboll për meshkuj e ka nisur me fitore fazën paraeliminatore të Botërorit 2025. Djemtë kuqezi kanë arritur një fitore të vështirë, 92-89, ndaj Luksemburgut.

Ndeshja e zhvilluar në akademinë “Dhimtraq Goga” ishte e ekuilibruar dhe vetëm në periodën e fundit Kombëtarja jonë ia doli të siguronte fitoren. Perioda e parë u mbyll 27-26, e dyta 21-20, ndërsa në të tretën Luksemburgu u paraqit mirë dhe fitoi 20-28, duke u shkëputur përpara.

Perberja e Kombetares se basketbollit per meshkuj. Gazeta Si, 25 nentor 2021

Në periodën e fundit skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali triumfoi 24-15, duke siguruar fitoren dhe duke e nisur mbarë këtë fazë eliminatore, ku Kombëtarja jonë për herë të parë luajti pa Gerti Shimën, tashmë drejtues në KOKSH.

Lojtari më i mirë për Shqipërinë ishte Rei Pullazi, autor i 23 pikëve, i ndjekur nga Shestani me 15 pikë, Dusha me 12 pikë dhe Lekndreaj me 11 pikë. Shqipëria bën pjesë në Grupin B, bashkë me Luksemburgun dhe Rumaninë, që sot ishte pushim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë