Politike

Basha zgjidhet në fundjavë, Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar dy ditë para për ta anuluar (dokumenti me vulën e PD) 

Në një kohë kur një pjesë e Partisë Demokratike zyrtare po mbyll përgatitjet për zgjedhjen e Lulzim Bashës në fundjavë, një tjetër grupim ai i drejtuar nga Gazment Bardhi po synojnë ta anulojnë

 Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së, me datën 27 korrik, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve për kryetar.

Edhe pse pa vulën që i hoqën mbështetësin e Bashës, Bardhi pretendon se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, vetëm ai mund ta thërrasë Këshillin

Mbledhja parashikohet të mbahet të enjten në orën 19:00.

Dokumenti i firmosur nga Gazment Bardhi per thirrjen e Keshillit Kombetar te PD, dy dite para zgjedhjes se Lulzim Bashes kryetar

Ajo do të mbahet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

Pjesë e axhendës së punës do të jetë dorëheqja e Enkelejd Alibeajt nga detyra e kryetarit të komanduar për të përcaktuar më pas hapat. Ajo që bie në sy në dokumentin e publikuar nga Bardhi është se vendimi për thirrjen e Këshillit është i shoqëruar me vulë, ndryshe nga sa pretendoi Gjana se “vula ka humbur”  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë