Politike

Basha: Ulja me Ramën nuk i shërben vendit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shfaq parimisht i hapur për diskutimin e sistemit zgjedhor, por në një kohë tjetër sepse sipas tij nuk është kjo beteja sot.  

“Ne do të bëjmë gjithçka për të plotësuar ato rekomandime të OSBE-ODIHR dhe ato garanci që ne t’i ofrojmë shqiptarëve. Natyrisht shumica prej këtyre garancive kërkojnë vullnet politik dhe propozimi ynë për vullnet politik njihet prej kohësh: qeveria tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve…”, tha Basha në ABC Neës.

Sipas tij, nëse ka zgjedhje të lira e të ndershme opozita e bashkuar fiton thellë në zgjedhjet e ardhshme.

A ka një marrëveshje mes tij dhe Ramës?

“Nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Marrëveshja do të jetë me popullin që jo vetëm ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani, por edhe ta ndëshkojmë Edi Ramën. Pa ndëshkuar Edi Ramën e keqja do të përsëritet…”, tha ai

Nëse për të mirën e vendit, Presidenti Meta do ta ftonte në një tryezë me Ramën, a do të ulej Basha?

“Nuk i shërben të mirës së vendit. Të mirës së vendit…”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë