Politike

Basha: U ofrojmë pronarëve ekspertët tanë më të mirë për përfaqësim ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në një takim pune një përfaqësi nga shoqata e pronarëve, të cilët janë shprehur të shqetësuar për çështjen e pronave.

“Qeveria Rama ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve. Ne besojmë se e drejta e pronës nuk mund të zhbëhet me një kompensim qesharak. Interesi i kësaj qeverie janë oligarkët, PPP dhe koncesionet me miliarda euro në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Kryetari Basha ka garantuar përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve se qeveria e tij do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët në konsultim me ta.

“Duke patur parasysh edhe të metat tona në raport me pronën dhe pronarët gjatë qeverisjes së PD, kemi vendosur që t’i ofrojmë pronarëve ndihmën tonë ligjore përmes ekspertëve në trajtimin e çështjeve të tyre në aulat gjyqësore ndërkombëtare. Gjithashtu, së bashku me ta, u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një pakete ligjore që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën të miratuar nga qeveritë Rama”, është shprehur Basha me përfaqësinë e shoqatave të pronarëve.

Procesi, që do të koordinohet përmes zonjës Ledina Mandia, synon që, në bashkëpunim me shoqatën e pronarëve të jepet zgjidhja e duhur ligjore për pronën në Shqipëri.

Në takim u theksua se politikat e ndjekura nga qeveria Rama janë në kundërshti me të drejtën themeltare të njeriut për të zotëruar dhe gëzuar pronën.

“I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama kanë qënë kundër pronës private dhe në sherbim të planeve korruptive të biznesmenëve te lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015, ligji për tokën apo ligji i ri i Pronave. Ai e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e Oligarkut pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit të saj”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës garantoi pronarët se PD do të përfshijë në programin e saj propozimin e përbashkët “PD-Pronarë” për çështjen e pronës në mënyrë që të trajtohet me drejtësi procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si një nga të drejtat themelore të njeriut.

Gjatë takimit me përfaqësues nga shoqata e pronarëve, ndamë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 2. Juni 2020

Më Shumë