Politike

Basha: Taksa 9% dhe plani ynë ekonomik do rrisë punësimin

Taksa e sheshtë 9% dhe një plan i mirëdetajuar për ekonominë, do të jenë synimet e PD-së, sipas Lulzim Bashës, në inkurajimin e investimeve dhe nxitjen e punësimit.

Përmes një postimi në Twitter, Basha i referohet raportit të FMN-së për të dalë tek propozimet ekonomike që ofron PD-ja.

“Taksimi “Rama" zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. 

Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!”, shkruan Basha në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë