Politike

Basha: SPAK të sekuestrojë pasuritë e të dënuarve për korrupsion

Në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të partisë, Lulzim Basha, tha gjatë takimeve me qytetarë se dosja e inceneratorëve është afera e shekullit, “që u kushtoi shqiptarëve 430 milionë euro”

“Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Duhet nisur menjëherë me:

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë