Duke shpërndarë një video një minutë e gjysëm, ku shfaqen ankesat e disa qytetarëve, se nuk kanë bukë të hanë apo pamundësi të paguajnë dritat, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë se e tillë është situata në të gjithë vendin.
“Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.
Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit.
Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!”, - shkruan ai në Facebook.
Sipas tij, qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari.
“I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.