Politike

Basha: Rritja e borxhit 80%, fatale për ekonominë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shkruan në faqen e tij Facebook se me rritjen e Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale.   

“...Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për t’i ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që ua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do t’i lërë më në mëshirën e fatit, por do t’ju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne...”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë