Politike

Basha reagon ndaj Berishës, por nuk i përmend emrin: Vettingu për politikanët tregon kush është peng  

Lulzim Basha reagoi  për deklaratën e Sali Berishës sipas të cilit ai mbahet peng nga kryeministri Edi Rama. Edhe në këtë postim, Basha nuk ia përmend emrin drejtpërdrejt duke lënë të kuptohet që postimi i adresohet atij.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.

Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë