Politike

Basha: Qeveria të kthejë në shtëpi të bllokuarit në kufi

Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ndaj situatës të pazakontë të dhjetëra shqiptarëve që kanë mbetur në kufi me Greqinë dhe Malin e Zi.

“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.

Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.  Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë