Politike

Basha provokon Berishën para nisjes së “Këshillit”: Në 2 shtator mbledhim Kuvendin

Demokratët e të gjitha grupeve po përjetojnë ditë nxehta sa i përket zhvillimet se kush do të marrë drejtimin e PD-së. Pak përpara nisjes së Këshillit që drejton Berisha me mbështetësit e tij, kreu i rizgjedhur i PD-së, Basha ka postuar në rrjetet sociale një takim me demokratët e Fierit. Ai shfaqet në krah të Enkelejd Alibeajt dhe të Agron Kapllanit, duke paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit më 2 shtator.


"Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj. Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e radhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës", shkruan Basha në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë