Politike

Basha: Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën

Partia Demokratike këmbëngul në kërkesën e saj se për të shkëputur zinxhirin e përhapjes së koronavirusit nevojiten më shumë testime.

Lulzim Basha thotë se përveç kësaj, testimet e pakta zgjasin periudhën e karantinës dhe thellojnë krizën ekonomike të vendit për shkak të mbylljes së aktiviteteve ekonomike.

“Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike”, deklaron kreu i PD.

Basha vë në mëdyshje edhe shifrat zyrtare të të infektuarve. “Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë