Politike

Basha nuk e “gjuan” topin ende: Ka mbetur edhe një çështje

Lulzim Basha reagoi vetëm pak minuta pas qëndrimit publik të Ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, se topi tanimë i takon atij për firmosjen e asaj që mund të cilësohet si marrëveshja që e fut Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Në një qëndrim të shkurtër për mediat, Basha tha se ka mbetur edhe një çështje pa u zgjidhur, por la të hapur mundësinë se opozita do të bëjë gjithçka në këtë drejtim.

Më shumë sesa një përgjigje konkrete ku topin e la ne ajer, Basha i dha vetes kohë për një qëndrim që sa duket nuk e ka vendosur ende.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë