Politike

Basha nis takimet me ndërkombëtarët: PD, alternativë qeverisëse

Pas arredimit të zyrës së re, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim John Fluharty, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar.

“Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i një ure lidhëse midis Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare.

Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë