Politike

Basha në Qesarakë: Paketë ndihme për familjet që kaluan Covidin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Qesarakës.

“Tani po të  them, 25 prilli nuk bëhet për partitë, bëhet për ekonominë, bëhet për njerëzit, bëhet për familjet, bëhet për bukën e gojës së tyre. 25 prilli do të jetë dita kur me votën tuaj për ndryshim do të votoni për një shtet që në vend që t’ju trajtojë ju si lopë për t’u mjelë  e veten e vet si pronar, do t’ju trajtojë ju si partnerë në zhvillimin e vendit...”, tha ai

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, Basha tha se e domosdoshme është që të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i.

“Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht  se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë