Politike

Basha me drejtuesit e PD: Hetim parlamentar për investitorët strategjik, në shtator mbledh Kuvendin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 2 Shtator për të diskutuar e vendosur aksionin politik si dhe ndryshimet që sipas tij do të mundësojnë hapjen e PD.

Në funksion të këtij Kuvendi dhe vendimeve që do të marrin, Basha ka ndërmarrë edhe një tur takimesh në bazë. Të enjten ai pati takim me strukturat drejtuese të Qarqeve të Kukësit dhe Lezhës.

Ne foto: Lulzim Basha me strukturat e PD të qarkut Kukës dhe Lezhë

“Do kërkojmë Hetim parlamentar të të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit.

Përballja me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënie e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, si edhe vota e diasporës janë jetike për çlirimin e potencialit të madh që vendi ka ynë”, shkruan Basha pas takimit të zhvilluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë