Politike

Basha: Kosova do të tejkalojë çdo sfidë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ish zv-kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha shpreh bindjen se Kosova ka ditur të tregojë gjithmonë maturi përballë sfidave, duke shtuar se pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e saj, janë të pacenueshme, ndërsa thekson mbështetjen e Partisë Demokratike.

“Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do t’ia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. PD është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj”.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1278028700685139973

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë