Politike

Basha: Fondet nuk mbulojnë dot nevojat, duhen masa konkrete

Duke marrë shkas nga analiza e Dhomës Amerikane të Tregtisë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha nënvizoi edhe njëherë se PD-ja i ka kërkuar qeverisë “angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë”.

“Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike. Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës”, thotë ai.

“Pas shëndetit, – vëren Basha, – ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë”. Shqipëria, sipas tij, ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. “Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë”, këmbëngul ai.

Më Shumë