Politike

Basha: Ekonomia vuan nga Ramavirusi

Lulzim Basha u takua me bizneset në njësinë numër 8 në Tiranë, ku thotë se vuri re një krizë të thellë dhe akuzoi drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama për këtë krizë.

“Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël. Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet”, tha Basha.

Kreu i opozitës thotë se në një kohë që qytetarët janë në pamundësi financiare për të siguruar nevojat bazike të jetesës, Edi Rama jep mijëra euro në projekte korruptive si ai i inceneratorit të Tiranës.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”, thotë Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë