Politike

Basha: Duhen teste, ndryshe karantina do të vijojë gjatë

Menjëherë pas përfundimit të video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi përmes një postimi në Facebook. Basha e fokusoi vëmendjen në një tjetër debat, që lidhet me testet.

“Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike”, shkruan ai. Çdo vonesë, sipas tij,  do të na kushtojë shtrenjtë!

“Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike. Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë