Ka nisur me debate konferenca e kryetarëve, ku kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të fusë në rendin e ditës kërkesën për interpelancë me Edi Ramën, pasi sipas tij, Kushtetuta e ka apriori detyrimin.
“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrit. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese”, tha Bardhi.
Nga ana e saj, Nikolla është shprehur se interpelanca nuk parashikon çështje personale.
“Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vën mbrojtje nga garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për tu mbrojtur nga oficerët e gardës”
Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi gjithashtu është shprehur se kërkesa për interpelancë e Bardhit s’ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.