Gazeta Si – Emri i Dushan Vlahoviç tani ka përfunduar edhe në listën e Barcelonës, që po ndjek me shumë vëmendje situatën e vështirë që po kalon Juventusi. Klubi katalanas është gati të ofrojë rreth 80 milionë euro për të siguruar serbin.
Edhe pse që kur ka shkuar në Torino nuk ka bindur, veçanërisht për shkak të problemeve të shpeshta fizike, Vlahoviç mbetet një nga sulmuesit më të kërkuar në treg. Përveç katalanasve, për të interesohen edhe disa klube angleze, me Çelsin në krye.

Për momentin lojtari i ka premtuar besnikëri Juventusit dhe mezi pret të kthehet në dispozicion të trajnerit Alegri, por duke parë situatën e klubit bardhezi, asgjë nuk mund të përjashtohet. Në anën tjetër, Juventusi mund ta shiste sulmuesin për një ofertë rreth 100 milionë euro.
Tani vëmendja e klubit torinez është përqendruar te çështje të tjera, ndërsa merkatoja është në plan të dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.