Futboll

Barcelona hap thesin, gati 250 milionë euro për të siguruar sulmuesin Haland

Gazeta Si - Mediet sportive iberike bëjnë me dije se klubi katalanas është gati për një investim monstruoz për të pasur në skuadër sulmuesin norvegjez të Borusias së Dortmundit.

Barcelona duhet të fitojë konkurrencën me klubet që financohen nga emirët, Mançester Sitin dhe PSG-në, por edhe me rivalin e përhershëm, Realin e Madridit, për të firmosur me Haland. Sipas “Mundo Deportivo” dhe “Marca”, katalanasit janë të gatshëm të sakfirkojnë ekonomikisht për të bërë goditjen e jetës: të transferojnë në “Camp Nou” Erling Haland, sulmuesin me të vlerësuar të momentit, bashkë me Mbape.

Sulmuesi norvegjez, Erling Braut Haland. Gazeta Si, 10 mars 2022

Një transferim, që sipas medieve spanjolle, do të shkonte në rreth 250 milionë euro në total.

Mino Raiola, prokuratori i norvegjezit, kërkon të vendoset gjithçka brenda marsit për të ardhmen e lojtarit që ai asiston, ndaj dhe po pret ofertat më të rëndësishme të klubeve europiane. Barcelona po lëviz para të tjerëve dhe duket se e ka vendosur për të shpenzuar një shifër astronomike për të blerë kartonin e sulmuesit, pagën e tij dhe komisionet e ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë