Futboll

Barcelona fiton me vuajtje, Ajaksi frenon Juventusin

Janë mbyllur edhe ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Barcelona ka triumfuar minimalisht në “Old Traford” me Mançester Junajtid me rezultatin 0-1. Ndërkohë përballja tjetër në “Johan Krojf Arena” është mbyllur në barazim. Ajaksi dhe Juventusi e kanë kërkuar fitoren të dyja, por në fund u desh që të kënaqen me një barazim 1-1 në këtë ndeshje të parë.

Në sfidën me Ajaksin, Juventusit iu desh që të vuante shumë deri në fund, por ia doli që të merrte një barazim që mund të rezultojë vendimtar për kualifikimin në gjysmëfinale. I gjithmonë për bardhezinjtë vendimtarë ka qenë Kristiano Ronaldo, që shënoi golin e parë në minutën e 45’. Por me të filluar pjesa e dytë Ajaksi barazoi me talentin, Neres. Me këtë rezultat, Juventusi është më i avantazhuar, por duke parë lojën e Ajaksit në këtë ndeshje të parë, torinezët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

Ndërkohë në përballjen tjetër mes dy gjigantëve Barcelona dhe Mançester Junajtid, të fituar kanë dalë katalanasit. Barcelona e Mesit nuk doli asnjëherë në lojën e saj, por ia doli që me një autogol të Luk Shau në minutën e 12’ të marrë një fitore shumë të rëndësishme në këtë ndeshje të parë të çerekfinaleve. Junajtid nga ana tjetër nuk mundi dot të shmangë humbjen përballë tifozëve të saj dhe tashmë do të tentojë të bëjë përmbysjen e madhe në “Camp Nou”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë