Futboll

Barça fiton “El Clasico” dhe shkruan historinë

Pas fitores së thellë në mes javë për Kupën e Mbretit, Barcelona i ka dhënë një tjetër goditje Realit të Madridit. Katalanasit kanë triumfuar edhe në kampionat, ku mjatoi goli i Rakitiç për skuadrën e Valverdes që të largohej me tre pikë “Santiango Bernabeu”. Ishte një sfidë shumë e luftuar dhe me tension mes dy skuadrave, që pa madrilenët të reagonin më shumë në pjesën e dytë me Vinicius e Benzema, ndërsa Belj, i përzgjedhur mes titullarëve, u largua mes vërshëllimave pas një ore lojë, duke mos dhënë asgjë nga ajo që pritej prej tij.

Kjo ka qenë "El Clasico" numër 242 mes dy gjigantëve të Spanjës dhe Barcelona, për herë të parë në 87 vite, ka parakaluar rivalët e përjetshëm në ndeshjet direkte të zhvilluara në të gjitha kompeticionet: Tashmë janë 96 fitore për katalanasit, 95 për madrilenët dhe 51 barazime. "El Clasico" i parë është luajtur në 31 janarin e vitit 1932 dhe është fituar 2-0 nga Real Madrid.

Për më tepër, Barcelona ka shënuar gol në 23 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Real Madrid në La Liga, ecuria më e mirë për një ekip në historinë e "Klasikeve" të zhvilluara në këtë kampionatin spanjoll. Sigurisht që dueli i së shtunës mbrëma kishte edhe vlerën e tre pikëve shkëpusin Barcelonën me 12 pikë diferencë nga madrilenët dhe thuajse mbyllin diskutimet se kush mund të fitojë këtë sezon të La Liga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë