Kombetarja

Barazimi me Maqedoninë, Nevil Dede tregon mesazhin që i dha Edi Reja

Paraditen e kësaj të mërkure, trajneri i kombëtares U-18 Nevil Dede dhe portieri Fatmir Çeka kanë dalë në një konferencë për shtyp, në ambientet e stadiumin “Elbasan Arena”. Shqipëria U-18 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut në datën 23 prill ku barazuam me rezultatin 2-2, në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit. Ndeshja e dytë do të luhet nesër datë 25 prill ora 13:00 në të njëjtin stadium.

Trajneri Dede në fjalën e tij u shpreh se të punuarit me këtë grupmoshë është shumë delikate dhe se këtë herë ishte shumë e vështirë t’i thërrisje këta futbollistë për shkak se ndeshja ishte jashtë datave zyrtare të FIFA-s. “Është një moshë delikate pasi janë 1 vit më të vegjël se mosha zyrtare, si numër lojtarësh është i madh. Ne jemi munduar të marrim pjesën më të mirë, por duhet theksuar se kjo moshë nuk rakordon me datat e UEFA-s dhe FIFA-s, kemi bërë disa ftesa në Gjermani dhe Itali por klubet nuk na janë përgjigjur pozitivisht pasi janë ende ne aktivitet. Pavarësisht këtyre fakteve, me grupin që kemi po mundohemi të krijojmë një bosht solid deri ne fund të vitit 2019 ku do mund t’i shërbejnë ekipeve përfaqësuese me radhë.”

Duke folur për ndeshjen me Maqedoninë, të zhvilluar në qytetin e Librazhdit, Nevila Dede u shpreh se këto ndeshje shpërbejnë për të formuar një grup sa më cilësor dhe për të parë gjendjen se sa larg mund të shkojnë këta futbollist të rinj. “Unë gjykoj që deri diku bëmë një paraqitje të mirë sa i përket ndeshjes miqësore me Maqedoninë e Veriut, por është hera e parë që grumbullohen dhe futbollistët e kanë të vështirë që të japin më të mirën, duhet koha e duhur për të bërë paraqitjen e mirë. Për këto dy ndeshje 50% ishin nga Shqipëria dhe 50 % nga jashtë, me mbështetjen e federatës do të kryejmë edhe një stejxh seleksionues dhe në maj do të kemi grupin e plotë për turneun miqësor. Na duhet shumë kohë që të marrim lojtarët dhe të shohim si funksionojnë më grupin, pasi ka raste që janë të angazhuar me klubet përkatëse. Sado që federata punon dhe krijon kushtet, futbollistët varen më së shumti nga klubet ku rriten dhe kushtet që vetë klubet i ofrojnë atyre.

Në fund trajneri i ekipit kombëtar u-18 ka folur edhe takimin që pati me trajnerin e ri të kombëtares së madhe, Edi Reja. Dede tha se tekniku italian ishte interesuar posaçërisht për talentet që mund të vijnë nga ekipet u-19 dhe u-21. “Pas emërimit trajneri Reja na takoi të gjithë ne trajnerët e moshave. Diskutimi për mua ishte shumë i vlefshëm. Trajneri Reja mbi të gjitha ishte energjik  trajneri donte informacion të saktë për U21 dhe U19 dhe na tha që do i ndjekë nga afër”

 

Më Shumë