Futboll

Barazim mes shiut, Partizani dhe Karabaku ndalen nga shtyllat

Është mbyllur në barazim ndeshja e parë eliminatore e kampionëve të Shqipërisë, Partizanit përballë azerëve të Karabak. Mes një shiu të dendur, ndeshja në “Selman Stërmasi” nuk prodhoi asnjë gol nga të dyja krahët edhe pse rastet i patën të dyja skuadrat. Karabak në të parën dhe Partizani në të dytën arritën të tronditin portën, por vetëm kaq, pa mundur dot të çojnë topin në rrjetë.

Pjesa e parë do të ishte më e mirë për miqtë, të cilët i shkuan afër golit disa herë. Karabake pati rastin perfekt në minutën e 20’, ku goditi traversën. Partizani nga ana tjetër ishte disi nën presion në minutat e para dhe vetëm në fundin e pjesës së parë e mori veten. Por në pjesën e dytë skuadra e Franko Lerdës ishte me një tjetër mentalitet në fushë. Për Partizanin rasti më i pastër për gol ishte në minutën e 50’, kur Çinari gjeti traversën. Disa raste të pastra për gol dhe një stil më sulmues e bënë më të rrezikshëm Partizanin në 45 minutat e dyta, por sërish pa mundur dot të jetë konkret.

Me këtë barazim të bardhë pa gola, gjithçka mbetet të vendoset në Azerbajxhan. Ndeshja e dytë do të luhet pas një jave, aty ku Partizani duhet të fitojë ose të paktën të marrë një barazim me gola në mënyrë që të kalojë në raundin tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë