Futboll

Barazim frike në Durrës, Kukësi konteston gjykimin

Gazeta Si - Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja mes Teutës dhe Kukësit, që çeli javën e katërt të Superiores.

Një rezultat i ndikuar nga frika për të mos humbur nga të dyja skuadrat. Kukësi luajti me 10 vetë gjatë gjithë pjesës së dytë, pasi një nga mbrojtësit e tij u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo bëri që trajneri Gega të reagonte ndaj gjykimit pas ndeshjes. Kukësi i tij, pas katër ndeshjesh, ka vetëm dy pikë.

Trajneri Bledi Shkëmbi debutoi me barazim në stolin e Teutës. Skuadra e tij nuk mundi të shfrytëzonte superioritetin numerik për 45 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë