Ekonomi

Bankës Europiane i duket herët për të ndryshuar politikat monetare. Ekspertët thonë ndryshe

Banka Qendrore Europiane gjendet në tension lidhur me tregun e blerjes së obligacioneve, e cila po krijon një flluskë në shoqëri.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha se është shumë herët për të pezulluar ndihmën financiare nga Banka dhe se ajo do të  mbyllet marsin që  vjen, vetëm nëse ka ndonjë valë tjetër infektimesh.

Banka Europiane po hyn në një fazë të ndërlikuar, kur të  gjithë mendojnë se ekonomia po rimë kë mbet dhe infektimet po ulen. Por bizneset dhe familjet janë ende në pritje të ndihmës financiare.

BQE ka premtuar ta japë këtë ndihmë dhe të vazhdojëme tregun e obligacioneve për aq kohë sa është e nevojshme. Tani që duket të jetë e nevojshme, nuk del dot sepse frikësohet nga rritja  e normave të interesit.

Lagarde vazhdon t’i qëndrojë idesë se është herët për të  vendosur për ndryshime.

Zyrtarët e BQE u zotuan javën e kaluar të vazhdojnë blerjen e obligacioneve me një ritëm më të shpejtë deri në tremujorin e tretë. Tani ata po shohin rreziqet për herë të parë që nga dhjetori 2018.

Këto parashikime tregojnë se inflacioni po përshpejtohet këtë vit, por më pas mund të  ulet pasi mungesa dhe rritja e kostove të energjisë do të  zbehen. Lagarde dhe të tjerët kanë këmbëngulur se nuk ka asnjë arsye për të besuar se normat e larta të inflacionit do të qëndrojnë gjatë .

Pavarësisht, disa anëtarë të Këshillit Drejtues kanë filluar të thonë se ekzistojnë rreziqe të mëdha për parashikimin e çmimeve. Guvernatori Hollandez Klaas Knot dhe Jens Weidmann i Gjermanisë bënë të ditur këtë temë të Premten dhe Holzmann tha në një konferencë se nëse inflacioni tejkalon 3%, atëherë politikëbërësit do të duhet të fillojnë të veprojnë .

Politikbërësit e BQE-së  mund të marrin një vendim, më poshtë, por afër 2% për inflacionin.

Një opsion është vendosja e një objektivi të saktë prej 2%, me BQE që reagon në mënyrë simetrike ndaj inflacionit shumë të ulët dhe shumë të lartë. Lagarde pranoi që zotimet e saj mund të kenë qenë "konfuze për vëzhguesit dhe tregjet".

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë