Ekonomi

Banka Europiane do të përdorë çdo instrument për të rritur inflacionin e euros

Banka Qendrore Europiane është shprehur se është gati të përdorë çdo instrument të nevojshëm për të stimuluar inflacionin dhe po ‘’mban një sy mbyllur’’ mbi vlerësimin e euros.

‘Po monitorojmë cdo ndryshim në kursin e këmbimit, sidomos lidhur me inflacionin,’’ tha anëtari i këshillit të BQE, Ollie Rehn.

Ai shtoi se edhe pjesëtarë të tjerët të këshillit po sugjerojnë për të hequr plotësisht nivelet e interesit.

Rehn shprehet se inflacioni është ‘’shumë i ulët në mendimin tim, por më e rëndësishmja më e ulët se sa duhet.’’

Momentalisht inflacioni i euros në zonën e përdorimit të saj është -0.3 kur Banka synon të jetë 2%. Cfarë ndodhi me kursin  e këmbimit vitin e kaluar, ndikoi në rënien e çmimeve dhe uli kostot  e importit.

Anëtari i këshillit të BQE-së shtoi se vetë Banka duhet të ketë një qëllim të qartë për nivelin e inflacionit pasi ka disa vite që po stimulohet nga triliona euro në qarkullim dhe me ‘’kokëfortësi’’ ka vazhduar të qëndrojë në nivel të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë