ekonomi

“Banka e Shqipërisë në gjendje të jashtëzakonshme”

Sabina Veizaj – Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave e konsideron si shumë shqetësuese mungesën e kuorimit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, i cili duhet të marrë vendime çdo muaj për çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me stabilitetin financiar të vendit.

“Të bëhen propozimet sa më shpejt të jetë e mundur. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk është një bord kullimi, megjithatë në dimër edhe bordet e kullimit kanë një rëndësi të veçantë. Të reflektojnë përgjegjshmëri për të vijuar më tej me procedurën.
Çdokush që vjen në Komision është kandidat. Nëse vini me mendimin që ai që propozohet, bëhet anëtar, është gabim. Unë nuk kam vlerësim për asnjë individ. Vlerësimin e bën komisioni pasi dëgjon platformën e secilit dhe deputetët me votë në Seancë Plenare.
Drejtuesit e grupeve parlamentare të bëjnë detyrën. “- ka thënë Braçe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ditën e hënë.

Në kohën kur opozita i ka shpallur bojkot kuvendit dhe nuk po merr pjesë në proces, Qeveria e ka thyer heshtjen duke propozuar tre kandidaturat e saj sipas ligjit, mes tyre edhe ish ministrin demokrat të financave Ridvan Boden.

Më herët, ditën e dielë përmes kanalit të tij ERT, kryeministri Rama ka sqaruar propozimin e Bodes si kandidaturë profesionale dhe e përgjegjshme për një pozicion të tillë.

“Ridvan Boden e kam takuar vetëm një herë në jetë në rrethana krejt të rastësishme, pa asnjë arsye politike, madje kur ai ishte një ish deputet. Shumë kohë më vonë, gajtë diskutimeve në kabinet kur diskutonim për tre kandidatët që qeveria duhet ti propozojë kuvendit për anëtarë të Këshillit Mbikyrës të BSH-së, i kam çuar nj sms interesimi për kandidaturën e tij. Mesazhit, Ministri i Financave për shumë vite i është përgjigjur pozitivisht. Dje kanë dalë propozimet zyrtare dhe Ridvan Bode është shpallur tradhtar nga Partia e tij. Arsyeja e propozimit tim është për shkak të profesionalzimit të ij.”- është shprehur Rama duke vijuar se “Banka e Shqipërisë nuk është e partive, ka flamurin e interesave kombëtare, është i vetmi institucion që partitë nuk kanë bërë asnjë shkatërrim ndër vite. Është ekuilibër politik qasjesh ndaj politikës monetare të vendit.”

PERGJIGJA IME

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 25. November 2018

Duke marrë shembull Arben Malaj dhe Ridvan Bode, ish ministra Financash të partive respektive PS dhe PD, sot të dy jashtë aktivitetit partiak dhe kanq qajse të ndryshme në lidhje me borxhin, taksat, etj, për kryeministrin janë dy figura të vlefshme komplementare në shërbim të politiës monetare të vendit, kur vjen tek proceset vendimmarrëse të BSH-së.
Banka e Shqipërisë nuk ka patur vendimmarrje të paktën në dy mbledhjet e fundit sipas kalendarit që kur 6 prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës u ka mbaruar mandati e si rrjedhojë mungon kuorumi për vendimmarrje.

Përmes një njoftimi për shtyp, vetë Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se: “Në datë 21 nëntor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Zëvendësguvernatorja e Dytë, zj. Natasha Ahmetaj dhe z. Tonin Kola, zhvilluan një takim informues, ku u njohën me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.”

Në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe u mor informacion mbi: administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë; zbatimin e politikës monetare; mbarëvajtjen e sistemit bankar dhe financiar; dhe gjendjen e tregjeve të parasë dhe valutore.

“Gjatë takimit nuk u morën vendime, dhe çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjet e muajit nëntor do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme, atëherë kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve përkatëse”, citohet në njoftimin e Bankës Qendrore.
Ndërsa për mbledhjen paraardhëse të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e planifikuar për datën 7 nëntor 2018 nuk u zhvillua në pritje të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij Këshilli, sqaron vetë Banka Qendrore gazetën “Si”.   

Arsyeja e shtyrjes argumentohet nga Banka si në përputhje me dispozitat e Ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe nuk cënon aspak funksionimin normal të Bankës së Shqipërisë.
Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ai është përgjegjës për hartimin e politikës monetare dhe për miratimin e udhëzimeve për zbatimin e saj. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendos mbi politikat e administrimit në përgjithësi, si dhe përcakton mënyrat ose procedurat për realizimin e veprimtarisë operative të Bankës së Shqipërisë, duke siguruar kështu administrimin e drejtë të institucionit dhe përgjegjshmërinë kundrejt publikut për veprimet, angazhimin dhe rezultatet e saj.

Këshilli Mbikëqyrës kryesohet nga Guvernatori dhe përbëhet nga nëntë anëtarë; Zëvendësguvernatori i Parë – Zëvendëskryetar, Zëvendësguvernatori i Dytë; dhe Gjashtë anëtarë të tjerë.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra: Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka detyrë ligjore të bëjë tre propozime janë paraqitur 15 kandidatura: Vjollca Braho; Bardhyl Çeku; Leontijev Çuçi; Sulo Hadëri; Artan Hoxha; Altin Hoti; Oljan Kanushi; Genc Koxhaj; Arben Malaj; Visar Malaj; Luljeta Minxhozi; Ergys Misha; Nikollaq Pano; Drini Salko; Arben Xibri.

Kurse Qeveria ka propozuar Ridvan Boden, Suela Popa, Edlira Luçi.
Ministri Ahmetaj një javë më parë është shprehur nga Kuvendi se brenda dy javësh do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, por në një javë hapi i vetëm përpara në këtë drejtim qenë vetëm propozimet e Qeverisë.

 

Më Shumë