Kosova

Banka e Kosovës: Ekonomia mund ta përballojë një mbyllje tjetër nga pandemia

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tregoi se në rast se vendi mbyllet tërësisht si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19, ekonomia mund ta përballojë.

Në një takim me Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive dhe bankat tregtare, Guvernatori i BQK-së u shpreh se masat që do të merren do të jenë në përputhje me mbështjen financiare të vendit dhe ndihmë për bizneset.

“Ajo çka është e mirë për këtë rast, është që bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm, vetëm gjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë, bankat e kanë ndihmuar ekonominë me 1.5 miliardë euro… Kjo tregon që ne kemi një sektor stabil, i cili ka kapacitete për ta suportuar ekonominë dhe njëkohësisht kjo përkrahje ndaj bizneseve, ndaj individëve dhe raporti i lartë i likuiditetit tregon që bankat janë të gatshme që të vazhdojnë përkrahjen e ekonomisë dhe ta kenë rolin kyç në rimëkëmbje ekonomike”, tha Mehmeti.

Rënia ekonomike e Kosovës parashikohet me -7.2%.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë