Ekonomi

BB ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Nga Gazeta ‘SI’ - Banka Botërore ka parashikuar në rënie rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2024. Sipas parashikimit të dimrit, BB pret që ekonomia shqiptare të rritet 3.2% këtë vit. Edhe për vitin 2025 pritshmëria mbetet e njëjtë, në 3.2%. Në krahasim me raportin e qershorit 2023, si për vitin 2024, ashtu dhe për 2025, vlerësimi është ulur me 0.1 pikë përqindje.

Viti 2023 parashikohet të jetë mbyllur me 3.6%.

Rritjen më të lartë në rajon gjatë 2024-s pritet ta ketë Kosova, me 3.9%. Mali i Zi e ka në të njëjtin nivel me ne, në 3.2%. Serbia do të zgjerohet me 3%, Nivelim më të ulët parashikohet ta kenë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, me përkatësisht 2.8 dhe 2.5%.

Edhe ekonomia botërore do të pësojë një ngadalësim në zhvillimin e saj sipas Bankës, duke u ulur në 2.4% nga 2.6% në 2023-shin. Ekonomia pritet të rritet lehtë  në 2025, me vetëm 2.7%,

BB vlerëson se konfliktet në rritje të gjeopolitikës do të jenë sfidë e re për ekonominë botërore.

Banka Botërore parashikon se eurozona me 20 vende do të rritet me 0.7% këtë vit, një përmirësim modest nga zgjerimi prej 0.4% i vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë