Ekonomi

BB: Shqipëria të ndihmojë të varfërit. Ekonomia do të rritet, por poshtë nivelit të para tërmetit

Nga Gazeta 'SI' - Banka Botërore sugjeron që shpenzimet qeveritare të Shqipërisë duhet të fokusohen tek shtresat në nevojë, ndonëse rreziku i rritjes së shpenzimeve mbetet i madh, shtuar edhe krizës energjitike.

Në parashikimin e vjeshtës, BB pret që aktiviteti ekonomik i Shqipërisë të zgjerohet me 2.4% deri në vitin 2024, poshtë nivelit të para tërmetit. Në raport thuhet se ekonomia mund të përkeqësohet nga një kombinim i rënies së fuqisë blerëse dhe një tregu pune të dobët.

Shpenzimet qeveritare dedikuar konsolidimit fiskal, mund të krijojnë tjetër presion në rritjen ekonomike.

Banka pret që borxhi publik i Shqipërisë të reduktohet në 68.9% të PBB-së deri në fund të vitit 2022 dhe më shumë në termë afatmesëm. Në të njëjtën kohë Banka parashikon se konsumi dhe investimet private do të bëhen elementë kryesor i rritjes së PBB-së.

Në fund të vitit 2021, hendeku i prodhimit u mbyll, por rritja e çmimeve globale filloi të ndikojnë në inflacionin e brendshëm. Presionet u intensifikuan pas fillimit të luftës në Ukrainë, kryesisht në çmimet e ushqimit dhe energjisë.

Normat e interesit në rritje kanë shtrënguar kushtet e huamarrjes, ndërsa problemet globale në zinxhirit të furnizimit vazhdojnë ende pas pandemisë kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të çmimeve.

“Varfëria do të reduktohet deri në fund të 2022-shit, por presionet inflacioniste mund të pengojnë procesin”,- thekson raporti i Bankës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë