Futboll

Baloteli gjen ekip të ri, pranë kalimit në Francë

Një karakter si Mario Baloteli vështirë se mund të qëndrojë në një ekip të vetëm. Sulmuesi italian është pranë largimit nga ekipi i tij Nice, ku është aktivizuar në dy sezonet e fundit. Prej disa ditësh ai është përfolur për disa ekipe të ndryshme që janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij. Në Itali dhe në Angli kishte disa ekipe që kërkonin shërbimet e “Super Marios”, por duket se italiani do të vijojë të qëndrojë në Francë.

Sipas medieve italiane Baloteli e ka mbyllur marrëveshjen dhe do të hedhë firmën për Marsejën. Agjenti i tij Mino Raiola dhe drejtuesit e klubit francez kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Baloteli brenda ditës së mërkurë do të kryej vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratë. Sipas asaj që shkruajnë gazetat në Itali, Baloteli do të firmosë një kontratë që do e mbajë atë për dy sezonet e ardhshme në Francë.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës dhe ato që sulmuesi 29-vjeçar do të përfitoje, por duke parë formën që tregoi te Nice, kushtet kanë ardhur duke u përmirësuar. Për të kaluar të Marseja, Baloteli mësohet se kishte refuzuar ofertën e Sasuolos në Serinë A, i nxitur më shumë edhe nga rastet e racizmit në javët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë