Sociale

Balluku njofton se bypass-i i Vlorës hapet më 15 Korrik provizorisht, por evidenton dy probleme

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi të mërkurën se Bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore në funksion të sezonit veror

 "Vijon puna në bypass-in e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut. Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë.  Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik", tha Balluku

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale  bregdetare  Vlorë-Sarandë dhe ka një gjatësi prej 29 kilometrash

Ndërkohë, ministrja Balluku u shpreh se ky aks rrugore do të ketë shumë sinjalistika provizore, me  qëllim për të kontrolluar trafikun dhe për të shmangur aksidentet.

“Sinjalistika do të jetë provizore dhe do te jetë shumë e dendur. Kështu që të gjithë drejtuesit e automjeteve, unë drejtoj automjet vetë, më pëlqen t’i jap makinës dhe na shqetëson sinjalistika provizore.

Do të ketë sinjalistikë të shtuar provizore që do të ndihmojë si ne edhe policinë rrugore për të pasur një procesim të mirë të trafikut edhe pa aksidente”.

Një tjetër problematikë do të jetë edhe mungesa e valëve të telefonisë në këtë zonë.

“Për shkak të lartësisë që rruga ndjek, kemi mungesë të sinjalit të telefonisë celulare. Mungesa e sinjaleve të telefonisë celulareve në zonën pas Kaninës dhe në vazhdim do të koordinohet me AKEP për ta mundësuar. Është një nevojë infrastrukture për ta zgjidhur”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë