Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Energjië, Belinda Balluku, tregoi se tashmë ka mbaruar studimi i ndikimit që do të ketë vendosja e fashës energjitike në vend, sa familje preken dhe se do të jetë çmimi për to, por pa dhënë detaje të tjera.
Ministrja Balluku në konferencën e mbledhjes së qeverisë, shtoi se nuk ka ende një vendim final nga Këshilli i Ministrave, por se synohet një zgjidhje që do të optimizojë financat e sektorit energjitik dhe të mbrojë konsumatorët, brenda fashës së 800 kilovatorëve.
“Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për Mwh. Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur, megjithatë fasha 800 kw disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit, por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që ka një familje sa i përket energjisë elektrike dhe pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”,- mbylli fjalën e saj, ministrja Balluku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.