Nga Gazeta ‘SI’ – Prokurimet janë sektori i radhës që pritet të digjitalizohet. Kështu njoftoi zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë konferencës pas mbledhjes së qeverisë, duke shtuar se kjo do të ndodhë me ndihmë të Inteligjencës Artificiale.
E gjithë procedura, nga plotësimi i formularëve e deri tek studimi i tregut dhe elementët teknikë, do të bëhet në mënyrë digjitale.
“Ky projektligji synon digjitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri duke pasur parasysh se tashmë, qeveria shqiptare ka digjitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve. Përqasja jonë përsa i përket inovacionit dhe digjitalizimit do të prekë edhe sektorin e prokurorimeve. Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara digjitale, por edhe inteligjencën artificiale që tashmë prej disa kohësh kemi filluar ta implementojmë” u shpreh Balluku.
Ajo tregoi dhe se qeveria ka ratifikuar marrëveshjen për bashkëpunim rajonal Shqipëri-Itali dhe KE, ku kjo e fundit do të ofrojë një grant 81.8 mln euro si fond IPA, për zhvillim të vendeve në proces para-anëtarësimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.