Media Galeri

‘Ballo me maska’ e Verdit në TKOB

“Ballo me maska” e shkruar nga kompozitori italian Giuseppe Verdi është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, nën interpretimin e artistëve të huaj dhe vendës.

Për vënien në skenë të veprës më të vjetër të teatrit kanë punuar artistët e teatrit Regio di Parma si dhe  artistët shqiptarë.

“Vepra ka në brendësi të gjitha emocionet njerëzore, komplotin politik, acidin e xhelozisë, ka frikën e vetmisë dhe magjinë e moralit që tejkalon të gjitha këto, nën muzikën e mrekullueshme të Verdit”, do të shprehej drejtoresha Zana Çela.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë