Kosova

‘Ballkoni vijon të jetë i hapur’, Kurti thumbon Ramën për ‘Ballkanin e Hapur’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ambientet e “Ballkonit të Hapur të Qeverisë” ka zhvilluar një takim me emigrantët me rastin e  Ditës së Diasporës.

Gjatë fjalës së tij, Kurti ka thumbuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, kur tha se po shënojnë përvjetorin e “Ballkonit të Hapur”.

“Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri. Megjithatë, përvjetorin po e shënojmë sonte sepse ishim pikërisht bashkë, këtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime. E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar!”, u tha Kurti, emigrantëve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë