Futboll

Ballkani vazhdon serinë e fitoreve, por komplikon kualifikimin

Gazeta Si – Ballkani ka regjistruar fitoren e radhës në Europë. Skuadra e Ilir Dajës mundi 3-2 Klaksvik të Ishujve Faroe në Ligën e Konferencës. Kualifikimi mbetet i hapur, me kampionët e Kosovës të favorizuar.

Ballkani i komplikoi vetë llogaritë, pasi udhëhiqte 3-0, pas golave të Gripshit, Korenicës dhe Rrahmanit. Kur kualifikimi dukej në ‘xhep’, skuadra kosovare pësoi dy gola, që rihapin gjithçka sa i takon kualifikimit.

Hasani feston golin ndaj Aik. Gazeta Si, 4 gusht 2022

Po në Ligën e Konferencës, Shkëndija e Tetovës barazoi 1-1 në fushën e Aik Stokholm. Për tetovarët shënoi kapiteni Ferhan Hasani pa u mbushur një minutë lojë, ndërsa Guideti barazoi për suedezët. Në kthim Shkëndija është favorite, sepse luan në fushën e saj.

Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi, u mund 3-1 në fushën e Shamrok Rovers në Irlandë. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, që tani marrin pjesë në Ligën e Europës, pas kësaj humbjeje duhet të fitojnë 2-0 për ta çuar kualifikimin në shtesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë