Futboll

Ballkani ndez stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndëshkohet në fund nga turqit

Gazeta Si – Në një ‘Fadil Vokrri’ të mbushur plot nga tifozët kosovarë, Ballkani nuk ia doli të përsëriste suksesin e një jave më parë ndaj turqve të Sivasporit në Ligën e Konferencës. Kampionët e Kosovës u ndëshkuan në fund me 2 gola dhe humbën 1-2.

Ballkani kaloi na avantazh në pjesën e parë me Armend Thaqin, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë Krasniqi pati rastin ideal për 2-0, por gaboi përballë portierit të Sivasporit.

Turqit, falë edhe ndërrimeve që bëri trajneri i tyre, arritën ta përmbysnin rezultatin dhe të dalin me 3 pikë nga ‘Fadil Vokrri. Pas katër ndeshjesh në grup, Ballkani ka 4 pikë dhe qëndron në fund bashkë me Sllavian e Pragës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë