Politike

Balla: Hapja e listave për popullin, vendim historik

Gjatë promovimit të librit kolegut të tij Fate Velaj, Taulant Balla, nga Saranda ku po qëndron me pushime, tha se miratimi i hapjes së listave në Kuvend ishte një vendim historik.

“Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do.

Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament”, tha Balla.

Sipas tij, PS-ja, me këtë vendim, u vendos në anën e duhur të historisë.

“Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mundësinë që të bëjë zgjedhjen e vet”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë