Politike

Balla-Gendler: Njohja e Kosovës nga Izraeli, hap i rëndësishëm

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilloi  një takim me ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ku në qendër të diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve dhe njohja e Kosovës nga ana e Izraelit. 

“Dua të konstatoj me krenari një nivel të mirë bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona dhe konkretizimin e këtyre marrëdhënieve të mira që kemi pasur në aspektin ekonomik. Ku konstatojmë një interes në rritje të investitorëve izraelitë. Kemi konstatuar së fundmi një nivel të mirë bashkëpunimi në fushën universitare

Gjej rastin të falënderoj kryeministrin Netanjahu dhe shtetin e Izraelit për njohjen e Kosovës. Është një hap i rëndësishëm po të kemi parasysh peshën që ka Izraeli”, tha Balla. 

Nga ana e tij, ambasadori i Izraelit tha se në qendër të diskutimeve ishte turizmi dhe investimet izraelite në Shqipëri.

“Ne folëm për bashkëpunimin mes parlamenteve, por jo vetëm. Folëm edhe për turizmin. Duam ta mbulojmë turizmin, 2020 u vizitua nga izraelitet. Ne duam të sjellim persona të rëndësishëm që të vizitojnë këtë vend. Ne duam të sjellim edhe investitorë në shërbime, turizëm dhe në pjesën e bujqësisë. Kjo vjen si pasojë e një qëndrimi unik që ka populli shqiptar ndaj popullit të Izraelit që ne e vlerësojmë shumë”, u shpreh ambasadori


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë